Ylber Ramadani është prezantuar sot përpara mediave si lojtari më i ri i Leçes. Përkrahë tij ishte edhe drejtori sportiv i klubit italian, i cili mori fjalën i pari. Stefano Trinçera vlerësoi së tepërmi profilin e mesfushorit shqiptar, si dhe u shpreh se Ramadani refuzoi shumë oferta të tjera për të firmosur për Leçen.
“Jemi këtu për të prezantuar një tjetër fytyrë të re për sezonin e ardhshëm. Ai është një djalë diellor që ra menjëherë në realitetin tonë dhe në projektin tonë teknik, duke hequr dorë nga shumë oferta. Ai u vu menjëherë në dispozicion, duke u bërë pikë referimi për të gjithë. Ai është një pikë kyçe në mesfushën e Kombëtares shqiptare.
E kemi marrë sepse e dinim se mund të humbnim Hjulmand dhe në kohën e duhur e zëvendësuam me një lojtar të rëndësishëm, pa u kapur i papërgatitur dhe jemi të sigurt se do të japë një kontribut të madh”, është shprehur Stefano Strinçera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/