“Vlera e trajnerve shqiptarë, urime për Duron dhe Dajën”! Armand Duka: Dua tre ekipe shqiptare në grupet e Conference League

Ballkani, Struga dhe Partizani kanë shkuar në fazën Play Off të Conference League. Mbi këtë arritje ka pasur një reagim edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka. Përgëzimi ka ardhur në veçanti për dy trajnerët, Duro dhe Daja, që dërguan sukses në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

“????? ???????? ??? ??????!

Shumë përgëzime dhe për trajnerët Ilir Daja dhe Shpëtim Duro që arritën të dërgojnë dy skuadra të tjera shqiptare në fazën play-off të Conference League.

Puna e shkëlqyer që kanë kryer këto trajner në klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në të njëjtën kohë një konfirmim i vlerave të trajningut shqiptar.

Sëbashku me Partizanin, dëshiroj që Ballkani dhe Struga të arrijnë në fazën e grupeve dhe të sjellin emocione të mëdha për sportdashësit shqiptar.

Shanset janë reale, me shumë punë, sakrificë dhe impenjim maksimal ky objektiv do të bëhet realitet.

Suksese të mëtejshme”, shkruan Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *