“Tani duhet edhe një sforco e fundit”, Duka përgëzon Partizanin: Grupet e Ligës së Konferencës janë objektiv plotësisht i mundshëm

Partizani ka arritur sot një sukses historik. Kampionët e Shqipërisë janë kualifikuar në fazën “play off“ të Ligës së Konferencës dhe tashmë Astana e ndan nga faza e grupeve. Armand Duka ka përgëzuar “demat e kuq“ përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“. Kreu i FSHF-së kërkon edhe një sforco të fundit nga Partizani, në mënyrë që të shkruajë historinë.

“Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por që kërkon përqendrim e impenjim maksimal si edhe sakrificë nga të gjithë lojtarët e stafi. Forca Partizani”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *