E çuditshme/ Trajneri i Valmieras ankohet për pritje të keqe në Shqipëri: Të jemi gati për anormalen, Partizani ka filluar me provokimet

Trajneri i Valmieras, Jurgis Kalns, njihet si një teknik që jep deklarata jo të zakonshme në Letoni. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen e parë kundër Partizanit, ndërsa e shfaq këtë anë të vetes edhe në ndeshjen e kthimit.

Përpara përballjes kundër të kuqëve në Shqipëri, Kalns i ka thënë lojtarëve të tij që duhet të jenë gati për provokimet që do t’u bëhen nga Partizani, pavarësisht se nuk ka ndodhur asgjë në takimin e parë për të menduar diçka të tillë. Por sipas Kalns, kjo ide i është përforcuar pasi ka hasur disa probleme dhe vështirësi nga stërvitja që ka zhvilluar në Shqipëri, duke aluduar për një pritje jo të mirë që i është bërë nga kampionët e Shqipërisë.

”Kundërshtari do të luajë në shtëpi, në Shqipëri. Duhet të jemi gati për provokime të ndryshme nga kundërshtari, si nga spektatorët ashtu edhe nga lojtarët. Duhet të jemi një hap përpara, të jemi gati, të jemi në gjendje t’i përgjigjemi provokimeve të tyre. Sot në stërvitje kemi hasur probleme, vështirësi të ndryshme. Kjo dëshmoi edhe më shumë se ne duhet të jemi gati për gjëra të jashtëzakonshme dhe jo standarde nga ana vendase”, tha Kalns. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *