Frikë e madhe për Armando Brojën, mund të mungojë për ndeshjet e shtatorit te Shqipëria

Gjithmonë e më shumë po afrohen ndeshjet e Shqipërisë në shtator kundër Çekisë dhe Polonisë. E gjithë vëmendja është e përqendruar te Armando Broja, a do të jetë në listë për këto dy takime?

Frika është e madhe, sulmuesi mund të mungojë. Broja vazhdon të jetë ende në fazën e rehabilitimit te Chelsea, megjithëse është drejt përfundimit.

Por Armando nuk ishte as në stol në ndeshjen e fundit të londinezëve. Nëse kjo do të vazhdojë edhe në dy takimet e radhës, mund të thuhet se të gjitha shpresat shuhen.

Nga njëra anë do të prishte disi frymën ideale të grupit pasi Broja nuk do të kishte luajtur asnjë minutë dhe do të zinte vendin një tjetër lojtari që ka më shumë aktivizime.

Silvinjo kërkon lojtari që janë në 100% e tyre pasi përballë nuk janë ndeshje të zakonshme, por dy finale që kërkojnë impenjim maksimal dhe Broja nuk duket të jetë ende gati për sfida të tilla pas këtij pushimi të gjatë.

Nga ana tjetër edhe Chelsea do të hap jo pak probleme. Doktorët e Chelsea i ndaluan Pochetino që ta merrte Brojën në turin veror pasi kishin frikën e një dëmtimi tjetër. Gjithashtu te londinezët po vuajnë për sulmues dhe kanë shpresën se Armando Broja do të kthehet më i fortë se më parë.

Duke ditur se ndeshjet luhen në shtator dhe nuk ka më mundësi për transferim në merkato, te Chelsea do të bënin gjithçka që Broja të mos vinte për të luajtur dy ndeshjet me Shqipërinë që janë të një rreziku të lartë, Poloni dhe Çeki. Në këto takime është e pamundur që Broja të rezervojë energjinë dhe fuqinë e tij, për këtë arsye do të shtohej rreziku i një tjetër lëndimi që mund të rezultonte fatal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *