Zyrtare/ Erdhi me bujë të madhe dhe u largua në heshtje, talenti i Milanit vesh fanellën e Atalantës

Charles de Ketelaere është larguar nga Milani. Talenti i belg që erdhi me bujë të madhe në Milano nuk arriti dot të linte gjurmë në “San Siro” dhe tashmë do të provojë veten në një tjetër skuadër. De Ketelaere është zyrtarizuar sot në radhët e Atalantës. Lajmin e ka bérë të ditur vetë klubi nga Bergamo përmes faqes zyrtare në “Twitter”.

Lojtari belg është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerjeje në përfundim të marrëveshjes. Atalanta ka paguar 3 milionë euro për huazimin e De Ketelaeres, ndërsa në rast të aktivizimit të klauzolës për blerjen e tij do të duhet të derdhë 22 milionë euro në arkat e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *