Qazim Laci ka fituar dashurinë e tifozëve të Spartës së Pragës dhe ambientit të klubit. Ish-kapiteni i Spartës, Lukas Vacha, ka ngritur në qiell lojtarin shqiptar. Pas tre asisteve mbërriti edhe një super gol kundër Kopenhagen në Champions League.
“Qazim Laci e sheh kudo duke luftuar, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. E fut kokën gjithandej, e fut këmbën ngado, nuk e lëshon kurrë luftën. Është i gatshëm që të vdes në fushë. Është tipi i lojtarit që e dëshiron gjithmonë afër vetes dhe që ta përmbush misionin. Di tre gjuhë dhe komunikon me shokët e skuadrës, i motivon ata. Është një lojtar fantastik”, tha Vacha. /Sport Ekspres/