Zbulohet ekipi i ri i Endri Çekiçit, mesfushori shqiptar është shumë afër zyrtarizimit

Endri Çekiçi ka mbetur për një kohë të gjatë pa skuadër. Lojtari shqiptar u largua nga Konyaspor dhe tani është në prag të zyrtarizimit të ri.

Kështu Çekiçi do të jetë pjesë e Pendikspor. Ky ekip u ngjit në këtë sezon në elitën e Turqisë dhe ka si objektiv mbijetesën. Mediat turke flasin për një kontratë dy vjeçare që do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *