Është publikuar lista e re e 10 futbollistëve më të paguar në botë, Europa ka vetëm 1 përfaqësues dhe 8 janë nga Arabia Saudite

Gazeta franceze Le Parisien ka publikuar dhjetë futbollistët më të paguar në botë, duke marrë parasysh vetëm fitimet që lojtarët bëjnë për llogari të kontratave me klubet e tyre.

Nëse lista të tilla tradicionalisht dominoheshin nga futbollistët e PSG-së, Real Madridit, Barcelonës dhe gjigantëve të tjerë evropianë, një vështrim në listën e re tregon qartë se ku është formuar qendra e re e pushtetit.

Rreth tetë futbollistë në atë listë të më të paguarve luajnë aktualisht në Arabinë Saudite, një është në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Europa ka vetëm një përfaqësues.

Nuk është e vështirë të merret me mend se Lionel Messi vjen nga SHBA. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së nënshkroi për Inter Miami këtë verë dhe fiton 45 milionë euro në vit. Shoku i tij deri vonë, Kylian Mbappe, i cili qëndroi te PSG, fiton 70 milionë euro në sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *