Eksodit të futbollistëve që luajnë në Europë që i bashkohen Arabisë Saudite i është shtuar edhe Nejmari. Al Hilali ka zyrtarizuar transferimin e yllit brazilian përmes faqes zyrtare në “Twitter”. PSG-ja ka përfituar përafërsisht 100 milionë euro, ndërsa vetë lojtari do të arkëtojë një shifër të majme prej 300 milionë dollarë në dy vite.
Sipas asaj që raporton Fabricio Romano, rroga e tij mund të shkojë deri në 400 milionë dollarë deri në 2025-n për shkak të bonuseve dhe marrëveshjeve komerciale. Tashmë kampionati arab ka rritur ndjeshëm nivelin e tij, teksa këtë sezon pjesë e tij do të jenë Ronaldo, Nejmari, Benzemaja apo Maneja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/