Prapaskena/ Do të rivalizonte Kristjan Asllanin! Interi i mbyll dyert serbit, babai i tij kërkoi të vidhte para nga ekipi i Serisë A

Samardži? luajti në mënyrë fantastike sezonin e kaluar në fanellën e Udineses dhe Interi e pa atë si një zëvendësues të Marcelo Brozovi?, i cili së fundmi u largua nga Meazza dhe vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Al Nassr.

Negociatat mes Interit dhe Udineses kanë nisur prej javësh dhe pak ditë më parë dukej se gjithçka kishte marrë fund dhe se ishte arritur një marrëveshje, por pati një përmbysje.

Madje ky mesfushor 21-vjeçar para disa ditësh ka udhëtuar drejt Milanos për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar me Interin, por më pas klubi nga Meazza hoqi dorë nga transferimi dhe fajtori më i madh është babai i lojtarit. 

Në Inter janë të shokuar nga mënyra se si sillet babai i futbollistit, i cili ka dashur të marrë një shumë të konsiderueshme parash nga transferta, por në fund ka bërë të pamendueshmen, prandaj edhe transferimi dështoi.

Mediat italiane shkruajnë se babai i tij u përpoq të përfshinte në çdo gjë një agjent të tretë për të nxjerrë sa më shumë para nga Interi, edhe pse tashmë transferimi i djalit të tij ishte rënë dakord.

Interi e kuptoi se çfarë po përpiqej të bënte babai i futbollistit dhe menjëherë e informoi mesfushorin e ri se transferimi nuk do të ndodhte për sa kohë që babai i tij ishte i përfshirë në biznes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *