Një lajm i fundit vjen nga prestigjozja “Standard”. Milani i ka bërë një ofertë zyrtare Chelsea për Armando Brojën. Ekipi italian e kërkon sulmuesin shqiptar në huazim me të drejtë blerje.
Standard shkruan se Chelsea do ta refuzojë ofertën pasi Pochetino e sheh Armando Brojën si konkurrentin kryesor për t’i marrë vendin Jakson. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/