Barcelona u vodh mbrëmë si asnjëherë më parë, Xavi “mbylli” La Ligën që në javë të parë: Nuk është çudi, arbitri nuk donte…

Mbrëmë, lojtarët e Barcelonës barazuan 0-0 në ndeshjen kundër Getafes  në ndeshjen e javës së parë të La Ligës dhe ndeshja u shënua nga një gabim i pabesueshëm.

Arbitri i mohoi Barcelonës një penallti të pastër në minutën e 99, ndërsa Xavi reagoi ashpër ndaj drejtuesve të La Liga.

Kur gjyqtari Grado mori një ftesë nga dhoma e VAR-it për të parë videon, shumë njerëz prisnin që ai të tregonte pikën e bardhë, por ajo që bëri shkaktoi tronditje te lojtarët e Barcelonës.

Në vend të një penalltie të pastër, Grado akordoi një top inekzistent me dorë nga Gavi, i cili ndodhi pikërisht para faullit ndaj Araujo.

“Mund të thuhet shumë për lojën tonë dhe qasjen tonë sonte. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet tona dhe e dimë se duhej të bënim më mirë. Megjithatë, kjo nuk duhet të justifikojë atë që na bënë arbitrat.

Duhet të jeni të sinqertë dhe ta pranoni këtë, arbitri me vendimin e tij në momentet e fundit të lojës na vodhi mundësinë për të fituar. Gjyqtarët shpikën topin me dorë të Gavi që të mos na japin penallti, mendoj se duhet të dalin para publikut dhe shpjegojnë vendimin e tyre”, tha Xavi dhe shtoi.

“Mesazhi im për z. Javier Tebas është se Cesar Soto Grado ka humbur plotësisht kontrollin e lojës dhe ka krijuar një siklet të madh. Produkti që La Liga ofron për publikun është patetik. Nuk është çudi që askush nuk dëshiron të shikojë më futboll spanjoll”, tha Xavi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *