“Ka probleme në zemër, nuk është për futboll”! Raphael Dwamena iu përshëndet me një gol kundër Interit

Raphael Dëamena! Kur sulmuesi do të nënshkruante për Egnatian, kemi përmendur edhe historinë e mëparshme të ish-sulmuesit të Levantes. Ishte shumë pranë kalimit në Premier League dhe i mungonte vetëm firma para disa vitesh, por në testet mjekësore erdhi përgjigja negative.

Dëamena kishte probleme me zemrën dhe për këtë arsye mjekët e këshilluan që të linte futbollin. Ai nuk hoqi dorë dhe vazhdoi, megjithëse në nivele të dobëta. Në Shqipëri do t’i besonin dhe Dëmanea u kthye për të qenë sulmuesi më i mirë i momentit.

Megjithatë dyshimet vazhduan edhe më tej, shumë mendojnë se sulmuesi është vetëm një “prodhim shqiptar” që nuk i përgjigjet dot niveleve të tjera. Por në ndeshjen kundër Interit, Dëmaena i përkiste një tjetër niveli, atij më të lartë.

Jo vetëm goli i shënuar kur u gjen përpara Sommer, teksa me të gjithë gjakftohtësinë futi në portë jo vetëm topin, por edhe Sommer. Dëmaena po arrinte që të fitonte shumë duele fizike me mbrojtësit më të mirë në Europë dhe njëkohësisht ishte më shumë se i rrezikshëm kur kishte topin në zotërim. Padyshim që ky lojtar është një nga transferimet më të suksesshme në 10 vitet e fundit në futbollin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *