“Penalltia ishte dhuratë nga arbitri”, Starova analizon miqësoren: Interi ndërroi 8 lojtarë për të kamufluar goditjen që mori nga Egnatia

Interi fitoi me rezultatin 4-2 në miqësoren e sotme kundër Egnatias. Rrogozhinasit udhëhoqën ndeshjen deri në minutën e 80, kur nisi edhe përmbysja e zikaltërve. Penalltia që solli golin e tretë të Interit hapi polemika në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“. Sulejman Starova është i mendimit se 11 metërshi ishte një dhuratë e arbitrit për zikaltrit. Sa i përket zëvendësimeve të shumta të nënkampionëve të Europës, Starova shprehet se ishin një mënyrë e Inzagit për të justifikuar edhe një rezultat negativ të mundshëm.

“Ajo nuk ishte penallti. Ishte një dhuratë nga arbitri. Interi ata 8 lojtarë që i ndërroi, i ndërroi për kamuflim. Që të thoshte u aktivizuan 20 lojtarë dhe të shmangte këtë goditje përpara fillimit të kampionatit. Sepse goditje ishte. Sigurisht që angazhimi i Interit nuk ishte i njëjtë me Egnatian. Është e vështirë të motivosh milionat”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online