“Ishte një Partizan i bukur për t’u parë“, Abilaliaj kënaqet me paraqitjen ndaj Romës: Ishte e vështirë të organizoje një miqësore të tillë

Partizani është mposhtur me rezultatin 1-2 në miqësoren e sotme kundër Romës. Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, Arbër Abilaliaj ka folur për mikrofonin e “RTSH“-së, ku është shprehur i kënaqur për atë çfarë iu servir tifozëve të pranishëm në “Air Albania“. Sa i përket merkatos, drejtori sportiv i Partizanit ka deklaruar se priten afrime deri në fund të kësaj dritareje transferimesh.

“Ishte një Partizan i bukur për tu parë. Ishte një shfaqje e bukur për t’u parë për ata që ishin në stadium. Mendoj që u argëtuan njerëzit. Ishte e vështirë të organizoje një miqësore të tillë në vetëm 48 ditë, në aspektin fizik. Jemi të kënaqur me atë që kanë dhënë çunat.

Për kampionatin jemi goxha të përgatitur. Bashkë me ndeshjen e kthimit ndaj Valmierës bëhen 8 ndeshje zyrtare në nivel të lartë. Për kampionatin do të jemi gati. Për sa i përket merkatos, mbeten edhe 15 ditë deri në fund. I kemi sytë hapur. Pse jo, deri në fund do të ketë jo vetëm në mbrojtje, por edhe në ndonjë repart tjetër“, ka thënë Arbër Abilaliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *