Fillimi i sezonit në futbollin europian solli skena që nuk duam t’i shohim në sport. Trazirat e tifozëve na vijnë këtë të shtunë nga Franca. Në mënyrën më të keqe nisi dueli i javës së dytë të Ligës 2 franceze ndërmjet Rodez dhe St. Etienne.
Tifozët e skuadrës mike janë përplasur me rojet e sigurisë në hyrje të stadiumit dhe në të gjithë turmën ka qenë edhe një pjesë e tifozëve vendas, gjë që ka shkaktuar trazira edhe më të mëdha. Dyshohet se miqtë kanë qenë të pakënaqur me trajtimin pasi kanë pasur kontrolle të rrepta dhe të detajuara në hyrje të stadiumit. Në një moment ata humbën durimin dhe filluan të përleshen me sigurimin dhe tifozët vendas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Saint-Étienne fans appear to be fighting each other ahead of their match against Rodez – kick-off has been delayed. pic.twitter.com/41KZhclB2P
— Get French Football News (@GFFN) August 12, 2023