Roma do të përballet sot në një miqësore kundër Partizanit. Për ekipin italian, ky është një tjetër rikthim në Tiranë. Më parë kanë qenë për të luajtur finale e Conference League dhe Jose Mourinho e ngriti trofeun në kryeqytetin shqiptar.
Këtë herë Roma kthehet për të luajtur një ndeshje miqësore dhe Mourinho ka vlerësuar pritjen e bërë. Gjatë rrugës për te stadiumi nuk kanë munguar edhe banderolat që mirëprisnin trajnerin portugez. Ky i fundit ka lënë një mesazh në “Instagram”. “Faleminderit Tirana që na mirëpret sërish, faleminderit Edi Rama”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/