“Vendosa që ta mbyll karrierën si trajner”! Skënder Gega ndryshon drejtim, por nuk i largohet futbollit

Skënder Gega ka vendosur që ta mbyll karrierën si trajner. Pasi i dhuroi titullin kampion Partizanit në atë vit të paharrueshëm për të kuqtë dhe pas disa eksperiencash në krye të pankinave, Gega ka marrë një tjetër drejtim.

Por asnjëherë nuk i largohet futbollit, teksa këtë herë kërkon që të drejtojë një ekip futbolli. Në një intervistë për “Top Channel”, Gega ka treguar edhe objektivat e tij. “Pas një analize të thellë kam vendosur që të largohem dhe ta mbyll karrierën si trajner, por jo të jem larg futbollit.

Do të doja shumë që njerëzit të mos e shohin futbollin një gropë e zezë edhe pse për të thënë të vërtetën ligjet janë pak jo të qarta për investimet në futboll, por me qartësimin e tyre dhe krijimin e një mundësie pse jo”, tha Gega. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *