Chukwueze është një nga afrimet e Milanit në këtë merkato verore. Lojtari i cili ishte pjesë e Villareal mbërriti me shumë bujë në Serinë A. Prezantimi i parë erdhi në ndeshjen e djeshme miqësore kundër Monzës.
Në një rrëfim për “Tuttomercatoëeb”, Chukëueze tregoi dashurinë e madhe për kuqezinjtë. “Tifozët e Milanit janë fanatastik. Ata më kërkuan që të vija te Milani dhe i thashë menaxherit tim që të bënte gjithçka që ky transferim të mbyllej me sukses.
Shokët e ekipit më kanë pritur mirë, gjithçka është fantastike. Kam parë golat e Kaka që ka shënuar në Champions League, veçanërisht atë kundër Manchester United, fantastik. E kam ndjekur shumë atë lojtar”, tha Chukëueze. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/