“E dua në ekip”, trajneri kërkon transferimin e Rashicës: Më pëlqen si lojtar dhe si personalitet

Periudha 1-vjeçare e huazimit ka përfunduar dhe Milot Rashica është rikthyer në Noruiç. Anësori shqiptar la pas një sezon të shkëlqyer me Gallatasarain, me të cilët e kurorëzua edhe kampion në Turqi. Lojtari është shprehur i hapur për një transferim të dytë në skuadrën nga Stambolli. Trajneri i Gallatasarait ka pranuar se klubi po punon për të veshur sërish Rashicën verdhekuq, pasi është lojtar të cilin e do ta ketë në ekip.

“Rashica është një futbollist që na pëlqen, e duam dhe ka bërë punë të rëndësishme në skuadrën tonë vitin e kaluar. Ne themi se është një futbollist që na pëlqen si lojtar dhe personalitet dhe duam ta shohim në skuadrën tonë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar. Ky proces është në vazhdim”, ka deklaruar Okan Buruk./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *