Gentian Selmani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kthimit me Beshiktashin. Portieri i Tiranës iu nënshtrua një operacioni në gju dhe për fat të mirë, gjithçka shkoi me sukses. Në një reagim të fundit, portieri i Tiranës tregoi gjendjen e tij.
“Faleminderit Zotit. Operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithë, ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan Selmani në “Instagram”. Një dhimbje koke për Orges Shehin pasi porta ishte e garantuar me Selmanin dhe tani duhet të gjejë një tjetër zgjidhje deri në kthimin e Gentianit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/