Drita është eliminuar në një mënyrë dramatike nga Plzen në Conference League. Ekipi i Kosovës e pësoi golin në minutën e fundit duke mos pasur shansin për të vazhduar më tej. Përfaqësim dinjitoz jo vetëm në fushë, por edhe në tribunë.
“Intelektualët” kanë hapur një koreografi fantastike ku i janë përgjigjur tifozëve proserb të Plzen. Atje shpaloseshin figura si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Adem Jashari dhe Agim Ramadani. Mesazhi ishte i qartë: “Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le”. /Sport Ekspres/