Partizani nuk e bëri një tjetër gabim në Europë. Të kuqtë fituan ndaj Atletic Escaldes me shifrat 4-1, pasi të parën e kishin fituar 0-1.
Tedi Cara realizoi dopietë, ndërsa Rrapaj trefishoi në të 58. Escaldes do të ngushtonte diferencat me penallti në shtesë, teksa vetëm pak sekonda më vonë, pas gabimit të portierit në grushtim, Eros Grezda mbylli spektaklin me golin e 4. Kështu Partizani shkon në turin e tretë të Conference League, atje ku do të përballet me letonezët e Valmeria. /Sport Ekspres/