Dinamo ka një projekt të madh për të ecur përpara në elitën e futbollit shqiptar. Pak më parë është njoftuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me Dritan Mehmetin që i solli në elitë.
Sipas mediave italiane, tani është konfirmuar edhe Di Biagio si trajneri i ri i Dinamos. Më herët u përfol për të marrë Shqipërinë, por këtë herë vjen për të drejtuar një ekip shqiptar.
Nga krahu tjetër Di Biagio do ta ketë punën më të lehtë. Si ndihmësi i tij do të vijë ish-lojtari i Shqipërisë, Ledian Memushaj, që do të jetë krahu i djathtë i italianit. /Sport Ekspres/