Sulmuesi i Shqipërisë dhe i Serbisë në një ekip, tifozët e Chelsea shpërthejnë për dyshen Broja-Vlahovic

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea, në huazim ose duke e mbyllur përfundimisht me londinezët. Trajneri i Chelsea, Pochetino, e la të nënkuptuar teksa tha se vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim.

Pak minuta më parë, i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, u shpreh se ka biseda për një ndërrim kokë më kokë mes Vlahovic dhe Lukakut.

Nëse kjo do të ndodhte, Broja duhet të largohet. Kaq ka mjaftuar dhe Twitter ka shpërthyer me tifozët e Chelsea që nisin me batutat për të treguar se dhoma e zhveshjes te Chelsea do të kthehet në duele boksi pasi në të do të ishin sulmuesi i Serbisë dhe ai i Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online