Interi po kërkon që të blejë një tjetër mesfushor. Zikaltërit janë hedhur në sulm për të nënshkruar me Samardzic nga Udineze. Mesfushori i lindur në 2001 është vetëm një hap larg transferimit dhe konsiderohet me shumë potencial.
Por legjenda e Interit dhe trajneri i njohur, Walter Zenga, nuk e kupton shumë këtë lëvizje. Ai ka ngritur një pyetje në Instagram: “Vetëm një pyetje, po Kristjan Asllani, ku përfundoi?”, shprehet Zenga duke mos kuptuar vendimet e drejtuesve të klubit sa i përket merkatos. /Sport Ekspres/