Lukaku është padyshim një nga lojtarët më të urryer për shkak të sjelljeve të tij. Belgu nuk e kishte aspak problem që të tradhtonte Interin. Ai kërkohej të transferohej te Juventusi, teksa i mbylli telefonin edhe shokëve të skuadrës që kishte te zikaltërit, duke mos i dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.
Në momentin që Juventusi i mbylli derën, Lukaku nuk ka ngurruar që të flas keq për këtë ekip. Në një video të fundit teksa lojtari shfaqet në Belgjikë, ka thënë se nuk do të thotë kurrë: “Forca Juventus”. Sigurisht, premtimet e Lukakut nuk janë kurrë një siguri. “Unë te Juventusi? Nuk mendoj se marrëveshja do të mbyllet. A nuk do të them Forca Juventus? Jo, kurrë”, tha Lukaku. /Sport Ekspres/
#Lukaku: “Io alla Juve? Non credo che l’affare si farà. Non dovrò dire ‘forza Juve’? No no mai”.
[? TikTok Mauro Chiffi] pic.twitter.com/on8PdjcSHD
— Vittorio Rotondaro (@VittoRoto) July 30, 2023