Tre adoleshentët që do të mbajnë mbi shpatulla Barcelonën, Pedri dhe Gavi urojnë yllin e ri që lindi kundër…Real Madridit

Barcelona arriti që të fitojë 3-0 ndaj Real Madridit. Të tre golat e realizuar nga ana e katalanasve ishin për t’u përgëzuar. Por më shumë vëmendje ka marrë goli i dytë i shënuar nga ana e Fermin Lopez. Vetëm 20-vjeç dhe produkt i akademisë së Barcelonës, Lopez kishte shkuar si huazim te Linares në Kategorinë e Tretë të futbollit në Spanjë. Por asnjë problem për këtë lojtar që vjen për të luajtur te Barcelona e Xavit duke shënuar një super gol kundër Realit të Madridit. Në Spanjë mendojnë se ky lojtar do të jetë ylli i madh i së ardhmes, teksa i ka befasuar të gjithë në këtë fazë përgatitore.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Xavi, është shprehur se Lopez do të jetë pjesë e Barcelonës në këtë sezon dhe nuk do të shkojë në një tjetër huazim. Akoma më e bukur ishte pamja e fundit të takimit, atje ku Gavi dhe Pedri shkuan që të urojnë Lopez. Tre lojtarë me moshë 18-20 vjeç që përqafohen së bashku, ndërsa tifozët e Barcelonës i duartrokasin duke e ditur se do të jenë këta lojtarë që do të mbajnë mbi supe të ardhmen e klubit. Pedri dhe Gavi i bëjnë në këtë mënyrë mirëseardhjen 20-vjeçarit për të bërë kështu grupin e “tre fantastikëve”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *