Refuzoi ofertën nga Turqia vetëm për këtë moment, Etrit Berisha mund t’i bashkohet Marvin Cunit në Serinë A

Etrit Berisha është pa skuadër thuajse që nga muaji janar, ashtu si edhe Rei Manaj. Në ndryshim nga sulmuesi, Berisha është pjesë e Torinos dhe paguhet nga kjo skuadër. Por gardiani shqiptar është përjashtuar pas një përplasje me trajnerin Juric, duke mos u grumbulluar më në asnjë ndeshje.

Pak ditë më parë Berisha refuzoi një ofertë nga Turqia, duke kërkuar me patjetër qëndrimin në Itali. Për shkak të gjithë situatës së kaluar dhe mungesës së aktivizimit, ofertat nuk mund të ishin të shumta. Por mediat italiane raportojnë se është Frosinone që po kërkon një portier me eksperiencë dhe ka hedhur vështrimin nga Etrit Berisha. Nëse ky transferim do të kryhej, atje Berisha do të gjente edhe lojtarin tjetër shqiptar, Marvin Cunin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *