Shumë pritje e gjatë për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar është pa ekip që nga janari, atje ku Ëatfordi vendosi që të ndërpriste bashkëpunimin. Megjithatë klubi anglez e la Manajn që të stërvitej në mënyrë që të kishte formën e duhur fizike.
As në merkaton e verës nuk ishin të shumta mundësitë e shfaqura për Manajn, pavarësisht se është pa kontratë. Së fundmi është raportuar nga mediat italiane se Sampdoria po shfaq interesim për Manajn. Klubi i Serisë B e sheh lojtarin shqiptar si zëvendësues ideal të Gabbiadinit. /Sport Ekspres/