Silvinjo ka treguar deri tani se i ndjek nga afër shumë lojtarë të Kombëtares që dikur kishin humbur nga radari ose nuk njiheshin. Por një alternativë që trajneri brazilian duhet ta shoh me kujdes është Jason Ceka.
Sulmuesi i krahut të majtë që ka dalë nga akademia e Shalkes është pjesë e Magdeburg në Bundesliga 2. Në ditën e sotme ka zhvilluar ndeshjen e parë të kampionatit kundër Wehen, me rezultatin që ka përfunduar në 1-1.
Atje Ceka ka dhënë asistin për golin e parë dhe të vetëm të Magdeburg. Më herët 23-vjeçari ka luajtur një ndeshje për Gjermaninë U-18 dhe pse jo, mund të kontribuojë për Shqipërinë e Silvinjos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/