Tirana ka humbur ndaj Beshiktashit në shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për turin e dytë në Conference League. Mediat turke kanë zbuluar atë që ndodhi pas ndeshjes që u zhvillua në Vodafone Park. Trajneri i Beshiktash, Gunes, ka shkuar për të uruar lojtarët për fitoren.
Gjithashtu janë mësuar edhe fjalët e thëna prej trajnerit: “Kemi pasur në dorë kontrollin e gjithë ndeshjes. Edhe pse kundërshtari ishte dukshëm nën nivelin tonë, nuk e keni lënë seriozitetin që t’ju iki nga duart. Sigurisht që kemi disa mangësi, por do të bëhem ekip më i mirë duke punuar”, ka thënë Gunesh. /Sport Ekspres/