Vlahoviç vendosi t’i japë fund lidhjes me miss-in italian Carolina Stramare. Ai nuk donte që jeta e tij private të ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ndaj para se të shkonte me pushime vendosi t’i jepte fund lidhjes dhe të qëndronte vetëm për një periudhë të caktuar.
Megjithatë, Vlahovic u takua me ish-in e tij Vanja Bogdanovi? në pushime. Takimi në Ibiza ndodhi krejtësisht rastësisht dhe çifti vendosi të fillonte gjithçka nga e para.
“Vanja u takua me Dushan kur nuk ishte as i famshëm dhe as i pasur. Ata ishin miq të mirë dhe nga kjo lindën emocionet. Ata hynë në një lidhje që nuk zgjati shumë për shkak të rinisë së tyre. Pas disa vitesh fati i bëri bashkë në Ibiza”, thuhet në mediat serbe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/