Merkato e Tiranës ishte një shembull për ekipet e Superiores! Debutuan 7 nga 7 në Europë, nuk ka vend për kohë dhe përshtatje

Zakonisht jemi mësuar që sa herë ekipet shqiptare bëjnë merkato në kohën e transferimeve, të thuhet: “Është ende herët, lojtarët nuk janë përshtatur”. Por merkato e verës për Tiranën ishte për notën “10”. Kaina, Selmani, Doka, Hoxhallari, Mici, Latifi dhe Jonuzi ishin emrat “e frikshëm” të afruar te bardheblutë. Këta lojtarë kanë potencial për të zënë vendin e titullarit dhe nuk janë thjesht për të mbushur listën. Kjo shpjegon faktin se të shtatë këta lojtarë kanë debutuar në Europë dhe gjashtë prej tyre kanë luajtur dje ndaj Beshiktashit në transfertë, duke përjashtuar Micin.

Gjithashtu të gjithë këta lojtarë e njohin më së miri kampionatin tonë dhe mënyrën sesi funksionojnë ekipet tona. Latifi, Jonuzi, Selmani dhe Kaina ishin pjesë e Superiores, ndërsa Doka, Hoxhallari dhe Mici e njohin po kaq mirë këtë mentalitet. Për këtë arsye në të ardhmen është më e udhës që ekipet shqiptare të përforcohen me emra të tillë para Europës sesa të marrin lojtarë të huaj për Superioren të cilët nuk mund të japin dot garanci kurrsesi në kohë të shkurtër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *