VIDEO/ Jo vetëm goli i tretë, Gentian Selmani mund të ndalonte edhe golin e dytë të Beshiktashit me nuhatje dhe instinkt

Tirana ka humbur në shifrat 3-1 ndaj Beshiktashit, në një ndeshje që ishte me dy fytyra. Pjesa e parë i përkiste e gjitha Beshiktashit duke mos i lënë asnjë mundësi ekipit shqiptar, as që të shpresonte për një rezultat pozitiv.

Madje për një moment u mendua se ndeshja do të përfundonte me shifra të thella. Por qëm e nisjen e pjesës së dytë, ishte komplet një tjetër panoramë. Tirana iu afrua shumë herë golit, aq sa u shpërdoruan disa mundësi të arta, të pafalshme. Duhej ardhja nga stoli e Kainës që rezultati të ngushtohej, përpara se Beshiktashi të shtonte sërish ritmin dhe të gjente golin e tretë.

Por që Tirana të merrte një rezultat pozitiv ndaj Beshiktashit, kërkoheshin që të gjithë lojtarët bardheblu të dilnin mbi veten e tyre, të mos ishin të zakontë. Duke filluar që nga portieri Gentian Selmani që zhvilloi një ndeshje mesatare, por kundër një ekipi si ai i Beshiktashit dhe për më tepër kur kërkohet rezultati pozitiv, nuk mjafton.

Për hir të së vërtetës Selmani kreu një mrekulli në minutën e 38 kur i ndaloi lojtarit të Beshiktashit një gol të sigurt. Me nuhatjen dhe instinktet që janë vetëm për t’u duartrokitur, Gentian ndaloi vetëm me një dorë topin që po shkonte drejt rrjetës.

Për të shkuar te goli i dytë i Beshiktash. Shumëkush mund të thotë: “Po këtu ku ishte faji i portierit?”. Siç e thamë edhe më herët, për të kërkuar një rezultat pozitiv në një transfertë si ajo e Beshiktashit, kërkohej mbrëmje fantastike nga të gjithë, jo normale. Ata që kanë luajtur futboll, qoftë edhe amator, duke bërë rolin e portierit, e kuptojnë mjaft mirë.

Në këndin që shkoi autorit i golit të dytë te turqit dhe teksa e kishte bërë gati topin për ta goditur me këmbën e majtë, kishte më shumë mundësi që topi të ndalej në shtyllën e djathtë. Nëse Selmani do të shfaqte instinktet perfekte si në minutën e 38, do ta kishte kuptuar menjëherë situatën për t’u pozicionuar më shumë në afërsi me shtyllën e djathtë, në mënyrë që të ndalte predhën e lëshuar nga kundërshtari.

Ishte e ditur që topi do të shkonte me një fortësi të atillë në portë aq sa mundësia e vetme për ta ndalur atë, ishte pozicionimi i afërt me krahun ku topi do të goditej. Edhe duke qëndruar në vend, Selmani e devijoi disi topin, por nëse do të shkonte disi më në djathtë duke i besuar nuhatjes së një rasti logjik, goli do të ishte i evitueshëm.

 

Dhe si përfundim goli i tretë që nuk ka shumë për t’u komentuar. Në fakt, vetë Selmani nuk ishte i kënaqur me veten dhe zgjodhi që të grushtonte disa herë fushën e blertë. Lojtari i Beshiktashit goditi në cepin e portës që po mbrohej nga Selmani. Por kjo sërish nuk mjaftoi pasi në të vetmen pak hapësirë që Gentian kishte lënë, mjaftoi që topi të hynte në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *