Lukaku është kthyer në një tradhtar të madh te Interi. Pavarësisht se e veshi dy herë fanellën zikaltër dhe në rikthim u duk se belgu ishte penduar për mënyrën sesi u largua, këtë herë situata përfundoi më keq. Sulmuesit i dolën zërat për të shkuar te Juventusi dhe në atë moment ishin disa lojtarë të Interit që e telefonuan për të mësuar të vërtetën. Por për çudi, ashtu siç e ka thënë edhe vetë Lautaro Martinez, telefoni nuk është ngritur.
“Lukaku? Është e vërtetë që jam shumë i zhgënjyer. Unë u përpoqa të kontaktoja me të gjatë atyre ditëve kaotike, por ai nuk më ktheu kurrë përgjigje. Të njëjtën gjë u përpoqën edhe shokët e tjerë të skuadrës, por as atyre nuk iu përgjigj. Ai me të vërtetë më zhgënjeu. Por kjo është vendimi i tij dhe i dëshiroj gjithë të mirat”, tha Lautaro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/