VIDEO/ Thomas Strakosha kthehet në portë te Brighton, fati e shpëton nga pësimi i një super goli me parabël

Thomas Strakosha është rikthyer që të mbajë veshur fanellën e Brentford. Portieri i Kombëtares mbetet ende zgjedhje e dytë, pavarësisht se Brentford nuk kishte gardianin që në sezonin e shkuar ishte i pazëvendësueshëm. Flekken e nisi nga minuta e parë dhe Strakosha do të hynte në të 62, kur shifrat ishin 0-2.

Thomas nuk kishte aspak punë për të bërë, por në një moment fati e shpëtoi nga pësimi i një super goli. Gardiani i Brentford nuk e kishte llogaritur mirë daljen nga porta dhe lojtari i Brighton lëshoi një parabël të bukur që e shtangu në vend Strakoshën, por për fatin e mirë topi do të shkonte jashtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *