Porto ka kërkuar transferimin e Kristjan Asllanit. Ekipi portugez ka kërkuar mesfushorin shqiptar nga Interi. Nga krahu tjetër, Porto i ka ofruar Interit kartonin e Taremit. Qëllimi ishte që të kryej shkëmbimi i lojtarëve pa shtuar asnjë shumë tjetër.
Megjithatë ekipi italian e ka refuzuar këtë opsion. Kjo pasi Asllani konsiderohet si një talentet me prespektivë për të ardhmen. Gjithashtu Taremi është në vitet e fundit të karrierës dhe Kristjani është në fillimet e tij. Për këtë arsye, është refuzuar kjo ofertë dhe Interi nuk e ka negociuar më tej. /Sport Ekspres/