VIDEO/ Skena të tmerrshme para ndeshjes mes Milanit dhe Real Madridit, legjenda humb ndjenjat gjatë transmetimit live dhe rrëzohet në tokë

Milani dhe Real Madridi zhvilluan një ndeshje miqësore në të cilën pamë deri në pesë gola dhe në fund, pas një kthese të madhe, madrilenët përmbysën rezultatin.

Kuqezinjtë kryesonin 2-0 pas pjesës së parë me golat e Tomorit dhe Romeros, por në pjesën tjetër të ndeshjes, Reali tha fjalën e tij për ta mbyllur në 2-3.

Megjithatë, ndeshja mes Milanit dhe Realit në fund ishte totalisht në prapavijë për shkak të skenave të pakëndshme që pamë para fillimit të kësaj ndeshje.

Në qendër të vëmendjes ishte ish-futbollisti i Newcastle, Shaka Hislop, i cili ishte i ftuar i ESPN-së para fillimit të ndeshjes dhe po fliste në fushë për ndeshjen.

Hislop u sëmur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe humbi ndjenjat, duke u rrëzuar mbi prezantuesin që i qëndronte pranë.

Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, por për fat ambulanca ishte shumë afër dhe menjëherë vrapuan për të ndihmuar Hislopin.

Sipas informacioneve të para që vijnë, ish-futbollisti është në vetëdije dhe ndodhet në spital, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detajuara për të zbuluar arsyen se pse ai u sëmur kaq papritur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *