Mirlind Daku ka debutuar në mënyrën më të mirë te Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar e nisi me asist dhe gol kundër Lokomotivës së Moskës. Lojtari u pajis me pasaportën shqiptare dhe menjëherë u përfol mundësia për t’iu bashkuar Kombëtares së Silvinjos. Në një intervistë për “Sports Show”, Daku zbuloi të vërtetën.
“Kosovë – Shqipëri për mu janë njejtë. Vjen koha e do ta shohim ku do të luajë. Deri tash Kosovës nuk iu kam dashtë, te kqyrim a muj me iu dashtë hala. Oferta nga Shqipëria ende nuk kam marrë, por në atë moment që e marrë – do e trajtoj seriozisht. Unë nuk e kam marrë pasaportën veç për ta kryer transferimin, por do ta shohim si është. Unë tani kam mundësinë me bë zgjedhje, do ta bëjë për një shtet shqiptar. Nonstop kam qenë gati 100% me përfaqësu Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bë me mendu alternativë tjetër.
Mua mu ka dashtë më së shumti ftesa për me bo një transferim në disa momente, çka ndryshova une për dy muaj, për dy muaj kam mujtë me ndryshu fanellën e tash pasaportën, e tani po luaj në një ligë më të fortë. Kjo më bën me mendu edhe tjera opsione, ndërgjegja ime është e pastër. Herën e fundit kam ardhë tek kombëtarja (Kosova) me 40 temperaturën, katër ditë – tri banane i kam hangër në kombëtare. Zoti është i madh i sheh krejt senet”, tha Daku. /Sport Ekspres/