Në Poloni janë të sigurt për ndarjen e parakohshme: Nëse Shqipëri fiton me ne, shkarkohet menjëherë tarjneri Fernando Santos

Fernando Santos mbërriti me shumë bujë për të marrë drejtimin e Polonisë. Ky trajner është më i paguari në historinë e kësaj Kombëtare. Megjithatë, pritshmëritë nuk janë përmbushur aspak. Rezultatet e polakëve lënë për të dëshiruar dhe Shqipëria mund të ëndërrojë për kalimin më tej në Europian.

Mediat polake janë të sigurta se shkarkimi i Santos do të vijë menjëherë nëse kuqezinjtë e mposhtin në “Air Albania”. Sipas gazetarit Janusz Basalaj, marrëdhënia e drejtuesve të Federatës me Santos është prishur. Kushti i vendosur është fitorja me Shqipërinë për vazhdimësinë e kontratës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *