VIDEO/ Komentatori është i pamëshirshëm me Kai Havertz-in, e quan plehrë gjatë transmetimit blerjen 65 milionë paundëshe të Arsenalit

Kai Havertz ishte një nga blerjet e bujshme të Arsenalit këtë verë. Pas dështimit te Chelsea, gjermani përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij të “topçinjtë“. Ish-futbollisti i Chelsea-t ishte në fushë gjatë përballjes miqësore mes Manchester United-it dhe Arsenalit, ku i ka lënë një përshtypje të keqe komentatorit të ndeshjes.

Ben Thornley është treguar i pamësirshëm me blerjen 65 milionë paundëshe të Arsenalit. Komentatori i Manchester United TV ka thënë në transmetim të drejtpërdrejtë: “Mendoj se ai (trajneri) do të nxjerrë Kai Havertz-in, sepse ka qenë një plehrë”. Fjalët e tij kanë habitur së tepërmi opinionin sportiv dhe kanë marrë vëmëndje të gjerë mediatike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *