Interi do të udhëtojë drejt Japonisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri. Gjatë periudhës 23 korrik deri në 1 gusht, zikaltrit do të zhvillojnë edhe dy takime miqësore. Kundërshtarët e tyre do të jenë Al Nassr-i i Cristiano Ronaldos dhe PSG-ja.
Inzaghi ka përzgjedhur lojtarët që do të marrë me vete në Lindjen e Largët. Interi ka publikuar listën, në të cilën bën pjesë edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e grupit që do të jenë të gatshëm për takimet miqësore që do të zhvillohen në Japoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/