LAJM I FUNDIT/ Gjithçka duket se është mbyllur, Stiven Shpendi do të jetë pjesë e Serisë A

Stiven Shpendi ka hedhur hapin e madh. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 shkëlqeu në sezonin e shkuar duke realizuar 12 gola për Cesenan në Serinë C. Interesi ishte i madh nga ekipet italiane për të siguruar shërbimet e lojtarit shqiptar.

Në fund, duket se lojtari ka zgjedhur Empolin. Mediat italiane raportojnë se Empoli ka siguruar marrëveshjen me Shpendin. Gjithçka duket të jetë mbyllur, me zyrtarizimin që do të vijë në orët e ardhshme. Kështu Stiven zgjedh vendin ku janë rritur shumë futbollistë shqiptarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *