Trajneri kampion i Partizanit, Kolela, ka dhënë një intervistë të fundit për Calciomercato. Italiani tregoi planet e së ardhmes dhe njëkohësisht foli për mënyrën e ndarjes nga Partizani.
“Ndërkohë dua t’i falënderoj përsëri të gjithë te Partizani, u ndamë pa asnjë lloj inati apo problemi, mbetemi në kushte të shkëlqyera dhe i uroj më të mirat për të ardhmen. Si t’ia nisim sërish? Do t’i kthehemi “studimit”, por mbi të gjitha do t’i kthehemi vëzhgimit.
Ka pasur disa kontakte për ekip tjetër që mund të drejtoj, por asgjë të caktuar. Unë jam duke pritur për projektin e duhur.
A ka mundësi që kjo të vijë nga Italia? Kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin po qëndroj i fokusuar në mundësinë e vazhdimit të karrierës jashtë vendit.
Arabia Saudite? Unë nuk i mbyll dyert, por kam frikë se mund të mos jetë një projekt afatgjatë sa një flluskë”, tha Kolela. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/