Partizani është eliminuar nga Champions League. Të kuqtë janë mundur nga Bate Borisov me shifrat 2-0, në një ndeshje që e kanë dominuar plotësisht. Nëse kjo ndeshje do të ishte në boks dhe do të mbyllej me pikë, kampionët e Superiores do ta kishin fituar me diferencë të frikshme.
Por në futboll mjaftojnë dy raste dhe Bate Borisov shënoi dy gola. Tifozët e Partizanit nëpërmjet komenteve të tyre në faqen zyrtare të klubit janë ngrohur nga loja dhe prodhimet e rasteve. Megjithatë nga ana tjetër nuk u del e keqja me mundësitë e pafundme të shpërdoruara, atje ku kryesisht fajësojnë lojtarët për faktin se nuk realizuan. /Sport Ekspres/