Ilir Daja është padyshim trajneri shqiptar i momentit. Pas shumë sukseseve në vetëm dy vite te Ballkani, ajo fitore e fundit ishte qershia mbi tortë. Ballkani arriti të fitonte Ludogorest, që në krahasim me kampionët e Kosovës, mund të quhen “superfuqi”. Kjo nuk e ndaloi Ilir Dajën që së bashku me djemtë e tij, të hartonin planin e fitores, 2-0 në Kosovë.
Tani mbetet ndeshja e kthimit, por në Bullgari nuk i kursejnë lëvdatat për trajnerin shqiptar. Media “Kliuki.bg” i faturon suksesin e parë Dajës dhe mes rreshtave shkruante se trajneri shqiptar e fitoi tërësisht betejën me kolegun e tij: “Ilir Daja e gënjeu Ivayle Petev si të ishte një zog. Petev e pranoi pas ndeshjes me burrëri dhe e tha: “Jam i turpëruar”, shkruhet në median bullgare. /Sport Ekspres/