Është legjendë e Milanit, por zemrën e ka te Juventusi! Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk e kam fshehur as kur luaja me kuqezinjtë

Timothy Weah, djali i legjendës së Milanit, George Weah, ka firmosur për Juventusin. Duket se dashuria për bardhezinjtë rrjedh brenda familjes. Pavarësisht se ka mbajtur veshur fanellën kuqezi, fituesi i Topit të Artë ka deklaruar se ka qenë gjithnjë tifoz i “Zonjës së Vjetër”. George Weah është shprehur se këtë fakt nuk e ka fshehur as kur ka luajtur për Milanin.

“Jam dashuruar me Juventusin e Platinisë dhe nuk kam ç’ti bëj. Shpresoja për Timothy-n te Juve. Unë jam tifoz i Juventusit, nuk e kam fshehur kurrë, as kur kam luajtur për Milanin, të cilin gjithashtu e konsideroja një familje tjetër. Familja ime e dytë e futbollit pas Monakos”, është shprehur George Weah./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *