Emocionet e Champions-it vijnë falas, ja ndeshjet e klubeve shqiptare që do të transmetohen pa pagesë

Ditët kalojnë shpejt dhe nuk është i largët momenti kur ekipet shqiptare do të zbresin përsëri në fushën e lojës. Partizani është i pari që do të nisë sërish aksionin, teksa mbrëmjen e së martës do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Bate Borisovit. Takimi do të zhvillohet në Hungari, duke nisur nga ora 20:00.

Emocionet e Champions League-s do të vijnë falas për tifozët shqiptarë. Sfida mes Bate Borisovit dhe Partizanit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions-it, do të transmetohet pa pagesë në ekranin e “MCN TV”. Në po të njëjtin television do të transmetohet falas edhe sfida mes Egnatias dhe Araratit të Armenisë, e cila do të luhet të enjten në orën 20:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *